Evertoni ka marrë një pikë të artë duke ndaluar Arsenalin në transfertë në barazimin 0-0. Arsenali ishte në një super formë dhe padyshim që ky barazim ishte tërësisht jashtë pritshmërive. Pavarësisht rasteve të shumta, në fund ekipet duhet të ndajnë pikët.
Këtë herë Armando Broja ka marrë më shumë minuta duke u aktivizuar në minutën e 65. Sulmuesi shqiptar nuk u vu shumë në kontakt me topin pasi në fushë po luan vetëm Arsenali, ndërsa Evertoni ishte i gjithi në mbrojtje për të marrë pikën e çmuar. Por në ato pak momente kur Broja preku topin, tregoi se edhe me katër lojtarë kundërshtarë, qofshin këta edhe të Arsenalit, topi nuk lëshohet nga këmba. /Sport Ekspres/