Rei Manaj dhe arbitri i takimit Sivaspor-Galatasarai janë dy njerëzit më të komentuar në botën e futbollit në Turqi, të paktën për momentin. E gjitha kjo pas ndërhyrjes së ashpër që Manaj shkaktoi kundër lojtarit kundërshtar dhe yllit të Turqisë, Yilmaz.
Ndërhyrja e Manajt është konsideruar “kriminale” dhe që rrezikonte seriozisht karrierën e lojtarit turk, ndërsa për këtë rast ka reaguar edhe Federata e Futbollit e Turqisë. Por si për çudi, në gjithë këtë diskutim, ndërhyrja e Manajt është shoqëruar vetëm me karton të verdhë nga arbitri.
Madje kryesori i takimit, Turgut Doman, nuk është penduar për vendimin e tij dhe i ka dalë sërish në mbrojtje shqiptarit duke thënë se ndërhyrja e tij nuk ishte e qëllimshme. “Manaj ka vrapuar për topin, ka bërë disa hapa më pas pa parë qartë se çfarë po bënte. Kur këmba e Yilmaz është përdredhur, Manaj ka vazhduar që të bëj presion për të marrë topin. Unë mendoj se kartoni i verdhë është i mjaftueshëm”, tha arbitri. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/