Reali i Madridit ka marrë një fitore të pastër 0-3 në transfertën kundër Gironës. Bellinghemi ngriti siparin e golave në minutën e 37, ndërsa më pas ishin Arda Gyleri (55’) dhe Kilian Mbapeja (62’) ata që shtuan emrin e tyre në listën e golashënuesëve.
Një moment çlirimi për Kilian Mbapenë, i cili po përjeton një presion të madh në Madrid. Sot francezi ka shënuar golin e tij numër 11 me fanellën e Realit në të gjitha kompeticionet, duke qetësuar tifozët për formën e tij. Me këtë fitore skuadra e Ançelotit shkon në kuotën e 36 pikëve. Madrilenët tashmë janë vetëm 2 pikë larg Barcelonës, por me një ndeshje më tepër në dispozicion./Sport Ekspres/