Lojtari që Silvinjo duhet ta marrë në konsideratë, Anis Mehmeti shpallet futbollisti më i mirë i nëntorit te Bristol në Angli

Anis Mehmeti, sulmuesi i krahut dhe një nga talentet më të spikatur të Shqipërisë, është shpallur lojtari më i mirë i muajit nëntor i Bristol City, në Championship, Angli. Ky sukses vjen pas një serie paraqitjesh të shkëlqyera nga ana e 23-vjeçarit, i cili ka impresionuar me aftësitë e tij në fushë dhe ka kontribuar në fitoret e skuadrës.

Mehmeti, i cili vjen nga kategoritë më të ulëta në Angli, ka arritur të përshtatet shpejt me ritmin dhe intensitetin e futbollit anglez të nivelit të dytë, duke u shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës. Gjatë muajit nëntor, ai ka shënuar disa gola të rëndësishëm dhe ka dhënë asistime, duke treguar një nivel të lartë loje dhe një angazhim të jashtëzakonshëm për skuadrën. Pjesë e lojës së tij janë driblimet e shpejta, kalimi i mbrojtësve dhe aftësia për të gjetur hapësira në zonën e rrezikshme. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/