Lushnja ka arritur që të fitojë kundër Apolonisë në shifrat 2-1. Një ndeshje e cila është fituar nga ana e Lushnjes falë dy golave të realizuar nga Kamissoko dhe Kacanolli. Në minutën e 36 do të vinte goli i parë që i dërgoi vendasit në avantazh në dhomat e zhveshjes.
Ndërkohë në minutën e 50, Kaçanolli realizoi edhe golin e dytë të ndeshjes. Për t’ia vështirësuar sadopak gjërat Lushnjes mendoi Maksuti me golin e shënuar në minutën e 70, por në fund Apolonia nuk arriti dot që të largohej me pikë nga kjo transfertë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/