Gjimshiti rimerr vendin e titullarit pas dëmtimit, në fushë nga minuta e parë kundër Milanit

Berat Gjimshiti e ka lënë pas krahëve dëmtimin dhe i është rikthyer aksionit në fushën e blertë. Mbrojtësi shqiptar ka rimarrë menjëherë vendin e titullarit në skuadër. Gasperini e ka përzgjedhur në 11-shen fillestare kapitenin e Kombëtares kuqezi.

Berat Gjimshiti do të luajë nga minuta e parë kundër Milanit, në një ndeshje mjaft të rëndësishme për bergamaskët. Përballja do të zhvillohet mbrëmjen e sotme në Bergamo, duke nisur nga ora 20:45./Sport Ekspres/