Në një intervistë të fundit, Pep Guardiola iu përgjigj gazetarëve në lidhje me rezultatet e dobëta të Manchester City-t në disa ndeshje të fundit, duke ngacmuar José Mourinhon. Guardiola tha: “Shpresoj të mos më ndodh mua rënia. Në fund, ndoshta jam i ngjashëm me José-n, vetëm se ai fitoi tre trofe dhe unë fitova gjashtë”. Ky koment ishte një asist për stilin e trajnerit portugez dhe i drejtohej periudhës së tij në Angli me ekipe të ndryshme, përfshirë Chelsea dhe Manchester United.
Mourinho, gjithmonë i njohur për reagimet e tij të drejtpërdrejta, nuk e vonoi përgjigjen. Ai u pyet në lidhje me komentet e Guardiola-s dhe reagoi me një tone të ashpra: “Guardiola tha diçka për mua dje? Se ai fitoi gjashtë trofe dhe unë tre… Ndryshimi është se i fitova me ndershmëri dhe pastërti. Nëse humbas, dua të përgëzoj kundërshtarin tim që është më i mirë se unë. Nuk dua të fitoj dhe të përballem me 150 akuza të ndryshme”, u shpreh Mourinho, duke sugjeruar se fitimet e Guardiola-s ishin më të dyshimta dhe se ai vetë, në karrierën e tij, kishte pasur një mënyrë të pastër për të fituar. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/