FOTO/ Hidhet shorti për Botërorin e klubeve, Nejmari sfidon Realin dhe Juventusi gjen Sitin

Mbrëmjen e sotme është hedhur shorti për Kampionatin Botëror për klube. Ky kompeticion vjen në një format të ri dhe pritet të sjellë më tepër garë. Skuadrat janë ndarë në 8 grupe, ku secili grup përbëhet nga katër ekipe.

Nejmari do të sfidojë sërish Realin e Madridit, teksa Al Hilali është shortuar në të njëjtin grup me gjigantin spanjoll. Goglat kanë rezervuar një kundërshtar të vështirë për Juventusin, që do të ndeshen me Mançester Sitin. Rival të vështirë ka gjetur edhe Atletiko e Madridit, që do të ndeshet me PSG-në. Botërori i klubeve do të zhvillohet në verën e vitit të ardhshëm./Sport Ekspres/