Luis Suárez ka dhënë një deklaratë të fortë, duke shprehur pakënaqësinë e tij për mënyrën se si Barcelona e trajtoi pas largimit nga klubi katalanas. Ai tha: “Barcelona nuk me vlerësoi, ata me nënvlerësuan dhe Atletico Madrid hapi derën që të më jepte një mundësi.” Suárez e cilësoi këtë periudhë një zhgënjim, duke ndjerë se Barcelona nuk e respektoi ashtu siç e meritoi pas viteve të shërbimit dhe sukseseve të arritura me klubin.
Në kontrast, ai shprehu mirënjohjen e tij ndaj Atletico Madrid, ku kaloi një periudhë të suksesshme pas kalimit të tij. “Do t’i jem gjithmonë falënderues Atletico Madrid që më besoi,” shtoi Suárez. Ai theksoi se klubi madrilen i dha mundësinë të rikthehej në nivelin më të lartë dhe të vazhdonte të kontribuonte në fushën e lojës, duke fituar një tjetër La Liga dhe duke u bërë pjesë e një skuadre që e mbështeti dhe e vlerësoi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/