Mirlind Daku vazhdon serinë e golave në Rusi. Me paraqitjet dhe statistikat e tij, sulmuesi shqiptar ia ka dalë të krijojë një emër në kampionatin rus. Nivelin e tij e kanë pranuar edhe lojtarët kundërshtarë. Lukini ka folur për mediat pas ndeshjes mes CSKA-së së Moskës dhe Rubin Kazanit dhe në fjalët e tij nuk mungonte Daku. Mbrojtësi i CSKA-së ka pranuar cilësitë e mira të Mirlindit, por në fund është krenuar me faktin se sulmuesi shqiptar shënoi vetëm një gol dhe ai shënoi dy të tillë.
“Daku është një sulmues i mirë. Por ne kemi një linjë të mirë mbrojtëse dhe një ekip të mirë në përgjithësi. Nuk menduam se si do të luanim ndaj tij. Ne luajtëm futbollin tonë, nuk u shtymë nga kundërshtari. Sot Daku shënoi një gol, ndërsa unë shënova dy“, ka deklaruar Matvej Lukini./Sport Ekspres/