VIDEO/ A e besoni dot? Nuk ndodhte që nga viti i largët 1971, Barcelona e Flick humb në shtëpi kundër Las Palmas

Një fillim përrallor dhe i mrekullueshëm i kampionatit ishte ai i Barcelonës së Hansi Flick. Megjithatë me kalimin e javëve, situata është normalizuar dhe katalanasit janë rikthyer me këmbët në tokë. Pas dy hapave të gabuar në kampionat, një humbje me Sociedad dhe barazimi me Celta Vigon, Barcelona luajti sot në shtëpi me Las Palmas.

Të gjithë prisnin një fitore të thellë të Barcelonës, për t’iu përgjigjur kritikave të pakta që kishin nisur të dilnin pas dy gabimeve të bëra. Nuk ndodhte që nga viti i largët 1971 që Barcelona të humbiste në shtëpi nga Las Palmas, por ndodhi sot, me super ekipin që ka ndërtuar Flick. Pas një pjese të parë të mbyllur 0-0, Ramirez shënoi golin e avantazhit në minutën e 49 te Las Palmas. Rapinha do të barazonte në minutën e 61, por vetëm 6 minuta më vonë, Silva mbylli gjithçka për të vendosur rezultatin në 1-2. /Sport Ekspres/