Pasi Real Madridi fitoi Champions League në sezonin e shkuar dhe në media po qarkullonte lajmi se Mbape do të nënshkruante për madrilenët, të gjithë ekipet e tjera dhe tifozët e tyre u trembën: “Po tani si do të konkurrohet kjo skuadër?”.
Por rezulton se me ardhjen e Mbape, Real Madridi është dobësuar shumë dhe është kthyer në një ekip mëse normal për t’u mundur. Liverpuli e mposhti fare lehtë në mbrëmjen e djeshme në shifrat 2-0. Një tjetër ndeshje e dobët e Mbape, ndërsa francezi u largua pas ndeshjes duke çaluar.
Më e pabesueshme ishte fakti se shumë tifozë të Real Madridit nuk po e besonin më Mbape. Ata po reagonin në rrjetet sociale duke thënë se Mbape po shtiret para kamerave për të justifikuar formën e tij në dobët në fushë dhe për të thënë se nuk ishte në 100% e tij fizik për shkak shqetësimi apo dëmtimi. E nëse dikush do ta tregonte një skenar të tillë në momentin kur Mbape firmosi me Realin, me siguri që nuk do të besohej. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/