Karlo Ançeloti po eksperimenton në krahun e djathtë të mbrojtjes. Trajneri italian ka zhvendosur Valverden nga mesfusha në prapavijë në përballjen e sotme kundër Leganesit. Pas përfundimit të ndeshjes, Ançeloti ka thënë se Valverde është mbrojtësi i djathtë më i mirë në botë pas Karvahalit dhe Vazkezit.
“Valverde është një mbrojtës krahu fantastik. Besoj se pas Karvahalit dhe Lukas Vazkezit, Valverde është mbrojtësi i djathtë më i mirë në botë”, është shprehur Karlo Ançeloti./Sport Ekspres/