Ardian Ismajli është një nga emrat që po përflitet më shumë në Itali sa i përket merkatos. Pas Juventusit, edhe Napoli ka hyrë në garë për shërbimet e tij. Në një intervistë për “Radio Kiss Kiss”, ish-drejtori sportiv i Napolit, Meluso, ka pranua se Ismajli është gati për të luajtur në një ekip të madh. Meluso ka thënë se kapiteni i Shqipërisë është serioz dhe ka një vision të shkëlqyer taktik.
“E zbulova në Kroaci, gjatë një ndeshjeje të Hajdukut të Splitit. Doja ta çoja në Leçe, më pas e çova në Specia. Aty u rrit shumë me Italianon, duke u përshtatur shpejt me futbollin italian. Ai është një lojtar serioz, me forcë të madhe fizike dhe vizion të shkëlqyer taktik. Është gati për një ekip të madh si Napoli”, ka deklaruar Mauro Meluso./Sport Ekspres/