Partizani ka arritur që të marrë një fitore të madhe në derbin me Dinamon. Të kuqtë fituan në shifrat 1-2 ndaj ekipit të momentit në Superiore, të drejtuar nga Ilir Daja. Miqtë kaluan të parët në avantazh me anë të Carës në minutën e 49, pasi pjesa e parë u mbyll pa gola, 0-0.
E menjëhershme ishte përgjigja e Dinamos me anë të Zabërgjas në të 55. Por vetëm 6 minuta më vonë, Rrapaj do të vuloste historinë e këtij takimi duke shënuar golin e fitores. Përtej përpjekjeve nga të dyja ekipet për të shënuar sërish, në fund kjo ndeshje është mbyllur në shifrat 1-2.
Një fitore e madhe e Partizanit që padyshim shijon ndryshe ndaj trajnerit Ilir Daja dhe njëkohësisht për faktin se marrin vendin e parë duke lënë mbrapa Vllazninë. Nga krahu tjetër Teuta dhe Skënderbeu janë ndarë në paqe, 1-1. Charles realizoi golin e parë për Skënderbeun në të 40 dhe Preknicaj barazoi për Teutën në të 67. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/