Lila është duke udhëhequr me shifrat 1-0 kundër Juventusit në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kampionëve. Skuadra franceze ka shënuar në minutën e 27 me anë të Dejvidit. Por merita më e madhe në rastin e golit shkon për “magjistarin” e Lilës, Edon Zhegrovën.
Sulmuesi shqiptar ka shmangur bukur Kabalin në mesfushë dhe me të majtën e tij ka dhënë një asist të përsosur për shokun e tij të skuadrës. Zhegrova vazhdon të tregojë një formë të jashtëzakonshme në këtë sezon./Sport Ekspres/