Java e 12 e “Abissnet Superiore”-s është mbyllur me goleadën e Dinamos. Blutë e Ilir Dajës i kanë dhënë fund barazimeve në stilin e Barcelonës. “Nëndetësja” ka shkatërruar sot Elbasanin në transfertë me shifrat e thella 5-0.
Zabërgja (24′, 34′), Meksi (32′) dhe Bregu (56′, 78′) ishin autorët e golavë për Dinamon, që “kërcënojnë” në këtë mënyrë Partizanin. Përballja e radhës do të jetë pikërisht me “demat e kuq”.
Në krahun tjetër Partizanit i ka ikur fitorja nga duart në minutën e 95. Të kuqtë po udhëhiqnin ndaj Teutës me shifrat 1-0 me falë golit të Carës të shënuar në minutën e 9 dhe po prisnin vërshëllimën përfundimtare. Por një penallti e shndërruar në gol nga Lloci në fund të takimit bëri që përballja të përfundonte në barazim 1-1./Sport Ekspres/