Dy gola në dy ndeshjet e fundit! Nedim Bajrami ndodhet në një super formë para Kombëtares. Futbollisti shqiptar ka shënuar edhe në gjysmëfinalen e sotme që Rangers zhvilloi ndaj Motherëell, atje ku fitoi me përmbysje, 1-2.
Vendasit kaluan të parët në avantazh, por me nisjen e pjesës së dytë, Rangers barazoi. Në minutën e 81, Bajrami shënoi golin e dytë dhe të fitores në gjysmëfinalen e Kupës. Menjëherë pas golit, Bajrami festoi me shqiponjë, ndërsa me këtë gol të shënuar e dërgon Rangers në finalen e Kupës kundër Celtic. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/