Stoli duket se po jep efektet e veta për Leaon. Sulmuesi portugez është aktivizuar në pjesën e dytë kundër Moncës dhe nuk ka ngurruar të tregojë klasin e tij. Në minutën e 85, Leao ka mahnitur sportdashësit me driblimin e tij.
Leao mori një top të pasuar me dorë nga portier dhe që nga gjysmëfusha e tij vrapoi menjëherë në drejtim të zonës kundërshtare. Gjatë kësaj kohe, portugezi arriti të driblonte mjeshtërisht çdo lojtar të Moncës që iu shfaq përpara. Një veprim mbresëlënës i lojtarit kuqezi, që në fund i mungoi vetëm goli. Leao provoi të shënonte me parabël, por portieri bëi detyrën dhe shmangu një tjetër gol për Moncën./Sport Ekspres/