Nedim Bajrami ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës mbrëmjen e sotme. “Fantazisti” shqiptar ka barazuar shifrat për Rejnxhërsin në përballjen kundër Aberdinit. Lojtari i Kombëtares kuqezi ka treguar klasin e tij, teksa në hyrje të zonës ia doli që të trulloste kundërshtarët me disa lëvizje mashtruese.
Sapo gjeti mundësinë më të vogël, Bajrami provoi menjëherë gjuajtjen drejt portës. Një gjuajte që më pas solli barazimin e shifrave në 1-1. Ndeshja mes Aberdinit dhe Rejnxhërsit është ende duke e luajtur dhe skuadrat po kanë mundësinë të provojnë fitoren në këto minuta të mbetura./Sport Ekspres/