“Meritonim më shumë kundër Juventusit”, Inzagi flet pas fitores ndaj Empolit: Më thanë të prisja për Asllanin, jam i kufizuar në zgjedhje

Simone Inzagi ka folur për “DAZN” pas përfundimit të ndeshjes me Empolin, e cila përfundoi me triumfin e pastër 0-3 të zikaltërve. Trajneri i Interit i është kthyer sërish derbit të Italisë kundër Juventusit, teksa është shprehur se ekipi i tij meritonte më shumë në atë sfidë. Më tej ai ka shpjeguar mungesën e rotacionit, duke theksuar se është i kufizuar në zgjedhje për shkak të dëmtimeve. Inzagi ka sqaruar se mosaktivizimi i Kristjan Asllanit ndodhi për faktin se stafi mjekësor i kishte bërë të ditur që të priste edhe për pak kohë.

“Pas Inter-Juve kisha ndjesi të përziera brenda meje. Sipas meje meritonim shumë më shumë kundër Juventusit. Rotacion? Jemi paksa të kufizuar. Më kanë thënë për të pritur për Asllanin, i cili ishte i disponueshëm vetëm për disa minuta. Praktikisht kemi luajtur me 3 mesfushorë qendre. Për fat kemi rekuperuar Zielinskin”, ka deklaruar Simone Inzagi./Sport Ekspres/