Interi reagon pas barazimit të çmendur me Juventusin, zikaltrit i shënojnë tre gola Empolit

Interi ka reaguar menjëherë pas atij barazimi të çmendur 4-4 kundër Juventusit. Pas kritikave të Inzagit, zikaltrit kanë arritur ta mbajnë rrjetën të paprekur dhe të sigurojnë tre pikët përballë Empolit. Ndeshja ka përfunduar me shifrat 0-3 për Interin, që tashmë ngjitet në kuotën e 21 pikëve, vetëm 4 më pak nga Napoli i vendit të parë.

Golishidze la Empolin me 10 lojtarë në minutën e 31-të të takimit, duke ia bërë më të lehtë fitoren kampionëve në fuqi të Serisë A. Interi zhbllokoi shifrat në minutën e 50 me anë të Fratezit, ndërsa në të 67-n ishte po ai që dyfishoi shifrat. Për të dërguar shifrat përfundimtare në 0-3 mendoi Lautaro Martinezi, i cili tundi rrjetën në minutën e 79./Sport Ekspres/