“Rodri, shijoje trofeun”! Perla e Krelanit: Mos na dëgjo ne, edhe kur hyn në burg, shqiptari mendon se hyn me të njohur brenda

Shumë polemika ka shkaktuar edhe dje ndarja e çmimit për Topin e Artë. Në fakt, nuk është viti i parë që ky trofe personal ka kaq shumë polemika pasi është më i rëndësishmi i sezonit. Një koment vërtet interesant ka ardhur nga gazetarja shqiptare, Qëndresa Krelani.

Më saktë, një perlë e vërtetë. Nëpërmjet një reagimi në Instagram, Krelani uron Rodrin për fitoren dhe i këshillon mos të dëgjojë komentet e shqiptarëve pasi edhe në momentin kur dikush futet në burg, shqiptarët mendojnë se me siguri është shfrytëzuar ndonjë mik për të hyrë brenda.

“Rodri, djali jem, shijoje këtë trofe, se të dëgjosh shqiptarin, edhe në burg mendon se dikush ka hyrë me të njofshëm”, shkruan Krelani. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/