Shqipëria ka mundur Ukrainën në transfertë në shifrat 1-2. Menjëherë pas këtij takimi, ish-trajneri i Ukrainës, Jozef Sabo ka shpërthyer keq me komentet e tij duke mos e përtypur dot humbjen nga kuqezinjtë.
“Më vjen turp dhe ndihem keq nga Kombëtarja ime, nuk fjeta dje për shkak të tyre, gjysmën e natës e kalova duke ecur në dhomë, para mbrapa, isha i shqetësuar. Nuk e prisja këtë, dua t’i drejtohem gazetarëve, mos i bëni yje lojtarët tanë. Edhe nëse Shaparenko kalon te Real Madrid, Sudakov te Juventus, ku po shkojnë ata, pse luajnë kështu? Ata ende duhet të pinë qumësht te nëna e tyre, nuk dinë të luajnë futboll, idiotë.
Nuk pres asgjë të mirë, Cekia është më e mirë se Shqipëria dhe do të luajmë në shtëpinë e tyre tani. Kjo është dhimbje e zemrës time, Kombëtarja ime luajti e barabartë ndaj Francës dhe Gjermanisë, tani humbim me Shqipërinë. Nuk kam më nerva, nuk e harroj dot këtë humbje me Shqipërinë, nuk do ta shoh ndeshjen kundër çekëve”, tha Sabo. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/