Një tjetër futbollist shqiptar për t’u ndjekur me vëmendje në Itali është Amin Tahiri. I lindur në 2005, Tahiri është rritur në akademinë e Torinos.
19-vjeçari ka bërë një tjetër hap në karrierë duke kaluar te Feralpisalo në Serinë C. Marrëveshja është shkruar deri në 30 qershor të 2025, ndërsa pritet që sulmuesi të bëj të tjerë hapa të mëdhenj në të ardhmen. /Sport Ekspres/