Kosova e ka nisur me humbje edicionin e ri të Ligës së Kombeve. Dardanët nuk mundën të “hakmerreshin” në fushën e lojës nda rumunë e për ato dy humbje në kualifikueset e fundit për Euro 2024-n. Rumania ka marrë një fitore me shifrat 0-3 në Prishtinë.
I pari që e dërgoi topin në rrjetë ishte Man-i. Ky i fundit e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 40, duke i dhënë epërsinë rumunëve që në pjesën e parë. Më las ishte Marini ai që dyfishoi shifrat nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 51-të. Goditja e fundit për Kosovën erdhi në minutën e 82-të nga Dragushi, i cili vulosi rezultatin në 0-3. Tashmë dardanët do të provojnë të marrin fitoren kundër Qipros./Halit Delibashi-Sport Ekspres/