Kristjan Asllani ndodhet në vitin e tretë te Interi, në ekipin e preferuar të fëmijërisë. Megjithatë mesfushori shqiptar nuk po gjen hapësirat të cilat i kërkon me ngulm pasi përpara tij ka mesfushorë të kalibrit botëror.
Inzaghi i qëndron besnik zgjedhjeve të tij dhe Asllani vazhdon të mbetet në stol, por duke fituar disa minuta më tepër aktivizimi në pjesën e dytë, ndryshe nga më parë. Media italiane, Inter Neës, ka ardhur me një shkrim interesant rreth Asllanit dhe situatës së tij te Interi.
“Është kënaqur gjithmonë me thërrimet, ka qëndruar në stol në tre vite te Interi, por kjo nuk e ka dekurajuar dhe gjithmonë punon për t’u përmirësuar. Punon muaj pas muaji për të marrë besimin e Inzagit, por a krijon kjo një problem, ky rol i tij nga stoli? Përgjigja është jo.
Pika e parë, se ka shumë ndeshje dhe të gjithë duhet të jenë gati pasi do të marrin mundësinë e tyre. Pika e dytë, atmosfera te Interi është shumë e qetë, menaxhohet mirë dhe kur Kristjan Asllani është i kënaqur duke qenë me pak minuta në stol, kjo tregon qartësisht se puna e Inzaghit po funksionon”, shkruan media italiane. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/