VIDEO/ Shënoi gol “të çmendur” nga distanca, shijojeni perlën e Granit Xhakës në Bundesligë

Granit Xhaka e ka nisur me gol sezonin e ri të Bundesligës. Mesfushorit shqiptar i kanë mjaftuar 12 minuta për të dërguar topin në rrjetë. Futbollisti i Leverkusenit shkundi rrjetën me një gol spektakolar nga distanca.

Në një rast të tillë çdo lojtar do të kishte shpërthyer në festë, por jo Granit Xhaka. Ky i fundit ka frenuar menjëherë veten, duke kontrolluar emocionet e tij. Arsyeja? Respekti për ish-skuadrën e tij, Borusian e Monshengladbahut./Halit Delibashi-Sport Ekspres/