PAOK-u ka luajtur sot ndeshjen e parë të fazës “play off” të Ligës së Europës përball Shamrok Roversit. Drejtësia në këtë përballje të rëndësishme u vendos nga një arbitër shqiptar, Enea Jorgji. Ekipi grek e ka fituar ndeshjen me rezultatin e thellë 4-0, duke hedhur kështu njërën këmbë në fazën e grupeve.Bardhezinjtë e Selanikut arrritën të shënonin gjatë pjesës së parë, por goli u anullua nga Jorgji pas rishikimit rë pamjeve në monitorin e VAR-it. Megjithatë, PAOK-u do ta mbyllte pjesën e parë në epërsi, teksa në sekondat e fundit Kliëri e dërgoi topin në trekëndëshin e portës së tij.
Fraksioni i dytë i lojës nisi me gol për grekët. Tajsoni dyfishoi shifrat në minutën e 47, ndërsa 5 minuta më vonë Jorgji ia bëri edhe më të lehtë ndeshjen PAOK-ut. Arbitri shqiptar ndëshkoi me karton të kuq Honihanin, çka bëri që fitorja të mos vihej në diskutim për vendasit. PAOK- shënoi edhe dy gola të tjerë me anë të Konstantelias (67′) dhe Rahmanit (90’+4′) dhe bën që kualifikimi të duket një çështje e mbyllur./Halit Delibashi-Sport Ekspres/