Bayern solli disa emra të rinj këtë verë, por një emër ende ngjall nostalgji tek tifozët dhe ai është Thomas Muller. Muller së shpejti do të festojë ditëlindjen e tij të 35-të dhe tashmë shumë tifozë bavarez kanë nisur të mendojnë se ky futbollist do të largohet nga Bayerni dhe do të pensionohet.
Megjithatë, me sa duket nuk ka asgjë të vërtetë në lidhje me këtë, sepse Thomas ende nuk po mendon ende për ta mbyllur futbollin. Në një intervistë për Sky Sports gjermane, Muller theksoi se ndihet mirë dhe se dëshiron të luajë për aq kohë sa të mundet. “Futbolli është dashuria dhe pasioni im. Prandaj do të mundohem të luaj sa më gjatë, ka thënë Muller për mediat gjermane. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/