Bayer Leverkuseni la pas një sezon thuajse të përsosur, teksa humbjen e parë e morën në ndeshjen e fundit të sezonit, atë në finalen e Europa League-s kundër Atalantës. Kampionët e Gjermanisë do të luajnë në Champions League edicionin e ardhshëm, por ky kompeticion duhet se nuk është objektivi kryesor për klubin. Të paktën sipas Granit Xhakës. Mesfushori shqiptar ka thënë për “Kicker”-in se për të është më e rëndësishme Bundesliga se sa Champions-i.
“Champions League-a është një ëndërr për çdo lojtar. Sigurisht që është e rëndësishme për mua që të luaj në Champions League sërish pas 7 viteve. Por synimi ynë kryesor është ende Bundesliga. Champions League-a është e këndshme, por kemi prioritete shumë të qarta. Për mua, maratona e vrapimit në Bundesligë është pak më e rëndësishme se Champions League-a”, ka thënë Granit Xhaka./Halit Delibashi-Sport Ekspres/