E ka më mirë të punësojë një shofer! Real Madrid i jep një makinë të re, Mbappe nuk ka patentë

Kylian Mbappe, si të gjithë yjet e tjerë të Real Madridit, ka marrë në përdorim një makinë nga klubi, të cilën do ta përdorë për të ardhur në seancat stërvitore dhe detyrat e klubit.

Mbretërit janë të lidhur kontraktualisht me BMW, kështu që të gjithë futbollistët duhet të përdorin një nga makinat e këtij prodhuesi dhe siç pritej, Mbappe vendosi për makinën e duhur.

Në ‘detin’ e zgjedhjeve ai zgjodhi BMW i7 M70, i cili arrin shpejtësinë maksimale prej 250 km/h.

Çmimi i kësaj makine në treg është gati 200 mijë euro, ndërsa pjesa e brendshme është e pajisur me përmbajtje ekskluzive që francezi do të mund të shijojë.

Fakti i çuditshëm është se Mbappe nuk do të jetë në timonin e kësaj BMW. Ai ende nuk ka patentë dhe ka frikë nga marrja përsipër e ngarjes së makinës.

Thjesht mendon se nuk i duhet patentë dhe e ka më të lehtë të paguajë një shofer që do ta transferojë nga një vend në tjetrin dhe që është në dispozicion të tij 24 orë në ditë.  /Elio Hajdari-Sport Ekspres/