I pagabueshëm në zonë, futbollisti shqiptar i jep ekipit fitoren e parë në kampionat (VIDEO)

Albin Berisha ka gjetur sot rrugën e rrjetës në kampionatin rumun. Futbollisti shqiptar ka shënuar golin e vetëm të takimit mes Petrolulit dhe Rapidit të Bukureshtit. Berisha u shërbye në zonë në minutën e 31-të dhe pak metra larg portës nuk mund të gabonte për ta dërguar topin në rrjetë.

Goli i tij vendosi fatin e këtij takimit, duke i dhënë Petrolulit fitoren e parë në kampionat. Deri më tani skuadra rumune ka zhvilluar tre ndeshje dhe numëron katër pikë të grumbulluara nga këto takime./Halit Delibashi-Sport Ekspres/