Rikardo Kalafiori është zyrtarisht lojtar i Arsenalit. Telenovela e transferimit të tij tashmë ka marrë fund. Mbrojtësi italian i është bashkuar “topçinjve”, me të cilët ka firmosur një kontratë 5-vjeçare. Megjithëse kishte oferta nga skuadra të tjera të mëdha, Kalafiori ishte i qartë në zgjedhjen e tij. Ai ka shpjeguar për mediat se Arsenali ishte projekti më i mirë për të dhe se ka ëndërruar që në moshën 12-vjeçare që të luante në Premier Ligë.
“Thjesht është projekti më i mirë për mua për vitet e ardhshme. Kam folur shumë me trajnerin. Ata më bindën, por unë gjithashtu e binda veten time. Premier Liga ka qenë ëndrra ime që kur isha 12 vjeç. Me zor po pres”, ka thënë Rikardo Kalafiori./Halit Delibashi-Sport Ekspres/