Egnatia do të zhvillojë një tjetër miqësore luksi. Pas ndeshjes kundër Interit verën e shkuar, tashmë rrogozhinasit do të përballen me Napolin e Antonio Kontes. Miqësorja do të zhvillohet më 28 korrik në stadiumin “Diego Armando Maradona”.
Klubi napoletan ka nxjerrë në shitje biletat për këtë ndeshje. Çmimi më i ulët për të parë nga afër Napoli-Egnatia është 10 euro, ndërsa më i larti për të qenë në shkallët e stadiumit është 40 euro. Biletat janë nxjerrë në shitje në faqen zyrtare të Napolit në internet./Halit Delibashi-Sport Ekspres/