Spanja dhe Anglia kanë luajtur finalen e Europianit në Berlin dhe ishte Kombëtarja e De La Fuentes që fitoi në shifrat 2-1. Anglezët vazhdojnë agoninë e tyre pa trofe. Ndërkohë një koment vërtet shumë interesant ka ardhur nga Van Der Vaart, që siç dihet, i flet gjërat hapur. “Nëse nuk do të isha i ftuar në këtë televizon, unë nuk do ta kisha parë deri në fund këtë finale. Janë vetëm pasime nga e majta në të djathtën, askush nuk rrezikon. Ne atëherë kemi luajtur për spektaklin e futbollit dhe për tifozët, këta lojtarë tani nuk e di nëse kanë të njëjtin qëllim.
Declan Rise vlen 100 milionë euro? Po çfarë po bën ai? Rise thjesht merrte topin dhe ia kthente mbrapa John Stones, është i padobishëm. Nëse vlen vërtet 100 milionë euro, atëherë duhet të jesh në gjendje ta shtysh topin përpara. Bellingham? Nuk është për ndeshje deçizive, është thjeshtë një djalë i fortë që ka energji për 90 minuta dhe nuk lodhet. Por numri 10 mbi shpinë është i diskutueshëm për të, sigurisht që Bellingham mund ta vesh, por për mua ai nuk është një numër “10”, tha Van Der Vaart. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/