Gareth Southgate nuk do të jetë më trajneri i Anglisë. Pas thuajse 8 viteve në krye të stolit të “tre luanëve”, trajneri anglez ka vendosur të largohet.
Pak ditë më parë Southgate-i humbi finalen e dytë radhazi në Kampionatin Europian, pa mundur kështu t’i japë kombit të tij një trofe që nga viti i largët 1966.
Vetë Federata Angleze ka njoftuar se 53-vjeçari ka vendosur që të largohet nga detyra, për t’i hapur rrugë një tjetër trajneri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
After 102 games and almost eight years in charge, Gareth Southgate has announced he is to leave his role as manager of the #ThreeLions.
— England (@England) July 16, 2024