Milani ka arritur marrëveshjen me Alvaro Moratan. Ky është lajmi i fundit që vjen nga i pagabueshmi i merkatos, Fabrizio Romano. Kuqezinjtë kanë bërë gati 13 milionë euro për klauzolën e lirimit të sulmuesit të Spanjës.
Ndërkohë Morata ka pranuar ofertën e Milanit, për të nënshkruar një kontratë katër vjeçare, duke mbyllur kështu aventurën e tij te Atletico Madrid. Sipas Fabrizio Romanos, hapat mjekësorë do të duhet që të ndiqen në ditët në vazhdim. /Sport Ekspres/