Ylber Ramadani ishte pjesë e panelit të emisionit “Euro Dueli” në “RTV Dukagjini” mbrëmjen e sotme. Mesfushori shqiptar ka treguar përvojën e tij të parë në një Kampionat Europian, ku u përball me ekipe të mëdha si Italia, Kroacia dhe Spanja. Ramadani ka thënë se nuk ka fjetur gjumë pas ndeshjes me Kroacinë, ndërsa shton se ajo përballje duhej fituar me rezultat të thellë që në pjesën e parë.
“Ishte hera e parë që nuk flija pas një ndeshjeje futbolli. Me Kroacinë duhet ta kishim mbyllur që në pjesën e parë. Duhet ta bënim 2-0 ose 3-0. Në këto nivele të larta nëse nuk e bën golin, ndëshkohesh. Dhe faktikisht Kroacia është gjysmëfinaliste e Kampionateve Botërorë dhe Europianë”, ka thënë Ylber Ramadani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/