Gjeorgjia po bën befasinë e madhe në këtë Kampionat Europian. Kvarashkelia ka shtangur Portugalinë që në minutën e dytë të takimit. Gjeorgjianët kanë përfituar nga një gabim në mbrojtjen e luzitanëve për të gjetur rrugën e rrjetës me anë të yllit të Napolit.
Aktualisht kanë përfunduar 45 minutat e para të lojës dhe Gjeorgjia po e sheh veten në fazën e 1/8-ve. Republika Çeke është duke barazuar me Turqinë, duke e nxjerrë Gjeorgjinë momentalisht në vendin e 3-të në grup. Në rast se ndeshjet përfundojnë me këtë rezultat, atëherë gjeorgjianët do të mund të kualifikohen në 16 më të mirat e Europës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/