Grupi E mund të konsiderohet si grupi i çudirave në këtë Kampionat Europian. Si rrallë herë, të 4-ta skuadrat pjesëmarrëse e kanë përfunduar fazën e grupeve me pikë të barabarta. Ashtu siç edhe ishin ngritur dyshime përpara ndeshjes, Rumania ka ndarë “biskotën” me Sllovakinë.
Takimi mes tyre ka përfunduar me rezultatin 1-1, çka i siguronte automatikisht kualifikimin të dyja Kombëtareve. Ndërkohë, në barazim 0-0 është mbyllur edhe përballja mes Ukrainës dhe Belgjikës. Në fund të gjithë ekipet grumbulluan 4 pikë në këtë kompeticion, por Rumani, Belgjika dhe Sllovakia siguruan kalimin më tej. Kreu i grupit E mbahet nga Rumania, më tej vendi i dytë i takon belgëve dhe Sllovakia është renditur e treta./Halit Delibashi-Sport Ekspres/