Simon Simoni ka përjetuar një nga momentet më të bukura në karrierën e tij, duke u stërvitur me ekipin e parë kombëtar në Euro 2024. Portieri i Frankfurtit ka shkruar në rrjetin e tij social në “Facebook” se ky grumbullim ishte një përvojë e jashtëzakonshme për të. Simoni nuk ka harruar të falenderojë Strakoshën, Berishën dhe Kastratin për ndihmën që i kanë dhënë, si dhe tifozët për atmosferën spektakolare që krijuan në Gjermani.
“Grumbullimi në këtë Europian ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme për mua. Dua të falenderoj nga zemra stafin teknik, tre kolegët magjik nga të cilët mësova shumë dhe të gjithë grupin që më priti shumë mirë. Faleminderit të gjithë tifozave që i kthyen ndeshjet në Gjermani në ndeshje shtëpie”, ka shkruar Simon Simoni./Halit Delibashi-Sport Ekspres/