VIDEO/ Lojtari i Hungarisë humbet vetëdijen pas përplasjes, largohet me barrelë nga fusha

Mbrëmja e sotme shkoi në mënyrën më të keqe të mundshme për Vargën. Ky i fundit e la fushën përpara kohe me barreë. Në minutën e 68 ndodhi një përplasje në zonën e rreptësisë. Një dalje e portierit të Skocisë la të shtrirë përtokë Vargën.

Lojtari hungarez humbi menjëherë vetëdijen e tij, duke qenë në duart e fatit. Stafi mjekësor hyri shpjet në fushë, por ndërhyrja e tyre ishte e pamjaftueshme. Barbas Varga u largua me barrelë nga fusha e gjelbër, ndërsa mësohet se tashmë gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/