Silvinjo bëri një befasi të madhe në formacionin ndaj Italisë teksa aktivizoi Ajetin në vendin e Ismajlit. Shqipëria kishte një nga mbrojtjet më të mira në kualifikueset e Europianit, me vetëm katër gola të pësuar. Megjithatë ndaj Italisë, Ajeti do të merrte vendin e Ismajlit. Për trajnerin Olitjon Kërnaja, i ftuar në Koha Shtesë, ky rezultoi një vendim jo i mirë. (Emisionin e plot e ndiqni në linkun më poshtë).
“Të them të drejtën, qendra e mbrojtjes ishte problem kundër Italisë. Nuk kanë luajtur bashkë Gjimshiti dhe Ajeti, nuk kanë luajtur bashkë fare, vetëm në miqësoret e fundit. Është problem kur reparti i mbrojtjes nuk është i konfiguruar, nëse nuk luajtën në harmoni dhe nuk kanë kohë bashkë. Sepse një kohë e vonuar e qendër mbrojtësit të mban gjithë mbrojtjen në linjë dhe do të detyrohesh të prishësh shkallëzimin linjën dhe kjo ishte.
Unë besoj se kundër Kroacisë do të jetë Ismajli dhe jo Ajeti. Silvinjo luajti me Ajetin ndaj Italisë për shkak të Skamakës, për ta marrë duelet një kundër një dhe Ajeti do t’i shkonte deri në fund duelit me Skamakën dhe është fanatik i këtyre dueleve. Besoj se do të jetë edhe Berisha në portë në vend të Strakoshës. Vërtet bëri disa ndërhyrje të mira me Italinë, por Kroacia bën shumë krosime nga krahët dhe këtë herë na duhet jo një portier i mirë në lojën një kundër një si Strakosha, por një portier që të dalë në krosime dhe të qetësojë zonën”, tha Kërnaja. /Sport Ekspres/