Edi Rama ka folur për “Tuttosport” para ndeshjes që Shqipëria do të ketë kundër Italisë. Kryeministri i Shqipërisë sheh pak gjasa që kuqezinjtë të dalin me tre pikë nga ndeshja e sotme. Në fakt, ky është një ogur i mirë pasi dihet që ekipet të cilat mbështet Rama deri tani, zakonisht janë ato që pësojnë humbjen. Në këtë rast sigurisht që Rama mbështet Shqipërinë, por fakti që e shikon fitoren e Italisë kaq të sigurt, është shpresdhënëse.
“Në këtë pikë do të thoja se është më e lehtë për Juventusin të fitojë Serinë A në vitin tjetër sesa të fitojë Shqipëria kundër Italisë. Duhet t’i frikësohemi epërsisë së qartë të Shqipërisë në tribuna, ku sigurisht fitojmë, frymës së hakmarrjes së djemve të Sylvinhos dhe faktit që skuadra jonë nuk ka asgjë për të humbur. Mund të përfundojë në çdo mënyrë, por duke qenë se Italia pothuajse nuk shkëlqen kurrë kur fillon një turne, shpresoj për një barazim”, tha Rama. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/