Igli Tare ka dhënë një intervistë për “SportWeek” në vigjilje të përballjes mes Shqipërisë dhe Italisë. Ish-drejtori sportiv i Lacios i thuri elozhe Kristjan Asllanit, teksa beson se mesfushori shqiptar mund të bëhet një Pirlo i vogël në të ardhme. Sa i përket Italisë, Tare është shprehur se me Skamakën axurrët kanë zgjidhur problemin e vetëm të tyre, atë të qendërsulmuesit.
“Asllani është i ri, teknik dhe me hapësirë ??të mjaftueshme për t’u përmirësuar. Ai mund të bëhet një Andrea Pirlo i vogël. Si i shoh unë axurrët? Blloku në rritje i Interit të Simone Inzagit është një ndihmë e madhe dhe shpërthimi i Xhanluka Skamakës e ka zgjidhur problemin e sulmuesit”, ka thënë Igli Tare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/