Ishte basti i Spaletit te Italia, lojtari i Juventusit humb ndeshjen me Shqipërinë

Zhvillime të reja kanë ndodhur në kampin stërvitor të Italisë. Nikolo Faxholi nuk do të jetë i gatshëm për axurrët mbrëmjen e së shtunës, kur do të përballen me Shqipërinë. Xhanluka Di Marcio raporton se mesfushori i Juventusit nuk është në gjendjen e duhur fizike për të luajtur kundër kuqezinjve.

Sipas gazetarit italian, Faxholi do të jetë rekuperuar nga dëmtimi i tij për ndeshjen kundër Spanjës. Lojtari i Juventusit është basti i Spaletit në këtë Europian. Trajneri shkaktoi polemika në Itali, duke qenë se e thërriti 23-vjeçarin pavarësisht mungesës së aktivizimit me bardhezinjtë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/