LAJM I FUNDIT/ Shqipëria publikon formacionin zyrtar kundër Azerbajxhanit, Silvinjo hedh ata që pritet ta nisin edhe në EURO24

Shqipëria ka publikuar formacionin zyrtar kundër Azerbajxhanit. Silvinjo ka hedhur në fushë lojtarët më të mirë, ata që priten që ta nisin titullar edhe në Europianin e Gjermanisë. Në majën e sulmit do ta nisim me Armando Brojën, që është projektuar si titullar edhe në EURO24. Ndërkohë në krahë do të jenë Asani dhe Seferi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/