Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë në Euro 2024 më 15 qershor dhe përballë do të ketë Italinë. I ndarë mes dy shteteve të rëndësishme në jetën e tij, De Biazi ka bërë zgjedhjen se cilin ekip do të mbështesë. Ish-trajneri i kuqezinjve ka deklaruar për “Euronews Albania”-n se do të anojë pak më tepër nga Shqipëria, për të cilën thotë se është një tifoz i madh.
“51% do të jem tifoz për Shqipërinë dhe 49% për Italinë. Kam kaluar 5 vjet me Kombëtaren shqiptare dhe bëmë atë gjysmë mrekulli, që e çuam në Europian. Kjo është si dashuria e parë që nuk harrohet kurrë. Jam një tifoz i madh i Shqipërisë dhe do të shkoj t’i shoh. I uroj shumë fat dhe bëftë më mirë nga sa ka bërë deri më sot”, ka thënë Xhani De Biazi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/