Medon Berisha ishte befasia e madhe e Silvinjos, Salihi: Alban Bushi do të na vr.asë

Medon Berisha ishte befasia e madhe e listës së Silvinjos. Ftesa e parë me Kombëtaren kuqezi vjen për një turne madhor si Kampionati Europian. Hamdi Salihi ka komentur në studion e emisionit “Opinion” zgjedhjen e bërë nga Silvinjo. Salihi nuk i ka kursyer as batutuat për Alban Bushin, trajnerin e ekipit U21.

“Medon Berisha është kapiteni i 21-vjeçarëve. Besoj që Alban Bushi do të na vrasë, sepse kishte edhe ai vetë ndeshje. Është lojtar që kemi 1 vit që e ndjekim. Ka bërë mirë. Nga dita në ditë po rritet. Luan me Leçen, ku në ndeshjet e fundit ka marrë minuta të plota. Trajneri është munduar, si me Berishën dhe Simonin, që Shqipëria të ketë lojtarë të rinj që e kanë provuar Europianin. Shqipëria pasi të mbarojë Europianin, do të kërkojë prapë që të kualifikohet në Europian dhe në Botëror. Pritshmëritë janë rritur”, ka thënë Hamdi Salihi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/